Qentë endacak janë rrezik për qytetarët e Çairit, të cilët thonë se shpesh po ndodhë që ata të sulmohen dhe kafshohen.
Këtë e ka përjetuar edhe Beqir Tusha, që thotë se është kafshuar nga një qenë endacak.
“Para 6 muaj kam pas një lëndim ne këmbë prej disa qenëve që janë të sokakut ata janë të rrezikshëm , më ka kafshuar këtu në këmbë skam pas shumë lëndime veç pak e kom shku te mjeku kom marr injeksion dhe ska pas nevojë mu ankua m shume se ska qenë lëndimi shumë i madh”, u shpreh Beqir Tusha, qytetar.
Por, frika e këtyre banorëve është se fëmijët mund të pësojnë nga këta qenë, që grumbullohen në parqet e lagjeve. Banorët kërkojmë më shumë përkujdesje.
Nga organizata joqeveritare për përkujdesje ndaj kafshëve “Anima Mundi” thotë se nuk ka përkujdesje dhe trajtim ndaj qenve endacak nga ana e qendrës për strehimin e qenve “Vardarishtë”.
Radmilla Pesheva nga kjo organizatë thekson se duhet të bëhet sterilizimi i qenve, që ata të mos përbëjnë rrezik për qytetarët në rrugë. (pamjet e Vardarishtes se ku mbahen qentw)
“Unë përsëri bëj thirrje për trajtim të tyre human, jo me vrasje, sepse me vrasjen e tyre vetëm sillemi në rreth. Lirohet një territor i zbrazur, ku përsëri vijnë të tjerë dhe kështu shkaktohet një gjendje e pakontrolluar”, tha Radmilla Pesheva, Anima Mundi.
Nga qendra për strehimin e qenve “Vardarishtë” thonë se po bëjnë trajtimin e duhur ndaj qenve endacak, por ata e hedhin fajin tek pronarët që braktisin qentë e tyre.
“Problemi me qentë endacakë para se gjithash është problem i pronarëve të tyre të pandërgjegjshëm. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë humane. Domethënë me tredhje, sekuestrim, sterilizimin e qenve të pastrehë dhe njëherazi kthimin e tyre në territorin ku kanë qenë të sekuestruar më parë”, tha Ana Maria Brangjolica, zëdhënëse e “Higjienës Komunale”, Shkup.
Në këtë qendër ka kapacitet për përkujdesjen e 100 qenve, ndërsa nga viti 2007 deri 2015 aty janë kontrolluar dhe strehuar përkohësisht mbi 18 mijë qenë. Nga “Vardarishte” apelojnë që të gjithë qytetarët mund të shkojnë aty dhe të zgjedhin qen për ti strehuar dhe për tu përkujdesur.