Janë të shumtë qentë endacak që bredhin rrugëve të Shkupit dhe qyteteve tjera duke shkaktuar frikë të fortë te qytetarët, posaçërisht tek të moshuarit dhe fëmijët. Dy fëmjë që I anketuam për Alsat thanë se pavarësisht që I duan qentë dhe kujdesen për to me ushqim ka raste kur edhe frikohen prej tyre. Sidomos kur qentë janë në grupe dhe u vërsulen fëmijëve ndërsa janë rrugës për në shkollë,
“Si keni reagu? Kemi vrapu edhe jemi friku pak”, tha një fëmijë.
“A ka ndodhë ndonjëherë duke shku në shkollë me pa ndonjë grup qensh ose me ju sulmu? Po. Si keni reagu? Kemi ik”, tha një fëmijë.
Siç thanë qytetarët, gjatë dimrit qentë bëhen më agresivë për shkak të urisë. Gjithashtu, qytetarët apelojnë institucionet përkatëse të marin masat e duhura ndaj qenve endacak.
“Nuk është se frikohem por 30 qenë më sulmuan para ndërtesës. Fillova të bërtas dhe më vonë ikën por më kafshuan në këmbë. Gjatë verës ka tepër shumë ndërsa gjatë dimrit, kur janë të uritur shumë sulmojnë. Qeveria duhet të mar masa, ka fëmijë, mos dhashtë Zoti t’I sulmojnë, copë copë do t’I bëjnë”, tha një qytetar.
“Sigurisht që ka shumë qenë, duhet të mbahet llogari për to. Organet përgjegjës duhet të interesohen për këtë. Ka ndodhë të ju sulmojnë? Jo, mirëpo nipi im sapo sheh një qen ik, kur shkon në shkollë, frikësohet”, shtoi një qytetare.
Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se gjatë ditës së premte, 6 dhjetor, janë raportuar 4 raste të kafshimeve nga qentë endacak. Tre prej rasteve kanë ndodhur në Komunën e Gazi Babës, ndërsa rasti i katër në Qendrën e Klinikave “Nënë Tereza”. Personat e kafshuar ishin të moshës 20, 22, 36 dhe 79 vjeç. /Alsat/