Përfaqësues të Komisionit të Vendeikut sot kanë pasur takime të vecanta me deputetët e shumicës parlamentare në Kuvend si dhe me deputetët e opozitës. Kanë biseduar rreth vërrejtjeve për gjyqësorin dhe këshillin gjyqësor, por jo edhe për ligjin për gjuhët. Ashtu sic pritej. Për këtë temë, sic paralajmëruan, do të bisedojnë herën tjetër.
“Jemi të kënaqur me takimet me partitë e shumicës parlamentare dhe me opozitën. Ekziston mirëkuptimi për nevojën e këtyre ligjeve dhe vlerësoj se hapat që janë ndërmarrë janë në drejtim të duhur. Ka çështje që duhet të saktësohen, por me rëndësi është edhe opozita edhe pushteti presin dhe dëshirojnë që Komisioni i Venedikut, të prononcohet rreth ndërlikueshmërisë së çështjes, që këto ligje të jenë efikase dhe të dobishme në të ardhmen.” /Art Channel/