Nxënësit e Shkollës së Mesme “Josip Bros Tito” dje janë urdhëruar të dalin nga shkolla në orën 15:00, pikërisht në kohën kur para shkollës erdhën kamerat e mediave proqeveritare, që t’i inçizojnë gjoja se shkojnë në protestë kundër dygjuhësisë, njofton “A1on“, transmeton Portalb.mk.
Urdhri i tillë është dhënë nga drejtorja, e cila është edhe donatore e VMRO-DPMNE-së. Gjithsesi, kjo është inçizuar pikërisht në kohën kur portali i afërt me VMRO-DPMNE-në, “Kurir” doli me titull “Nxënësit e shkollës së mesme i bashkohen marshit” Për Maqedoni më të mirë”.