Ka humbur jetën djaloshi 15 vjeçar i cili më 7 prill ishte lënduar rëndë pas goditjes së marrë nga rryma elektrike, përderisa ka tentuar të fotografohet mbi një vagon në depon e Hekurudhave të Maqedonisë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se i riu dje pasdite në Qendrën Urgjente ka humbur jetën si pasoj e goditjes së marrë.
Aksidenti ka ndodhur më 7 prill. I riu, rreth orës 19:00, ka hipur në vagonin ndërsa shoqja e tij 13-vjeçare ka dashur ta fotografoj. Ai është afruar tek kablloja elektrike e cila ka pasur tension të lartë. Nga goditja ka marrë lëndime të rënda.
Të punësuarit në depon kanë thirrur Ndihmën e shpejtë ndërsa djaloshi është dërguar në spital.
Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.