05 April
Nëntë persona janë lënduar lehtë në gjashtë prej gjithsej 10 aksidenteve, të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në katër është shkaktuar vetëm dëm material.
Policia dje ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak numrit të madh të shkeljeve tek 16 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një drejtues e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 42 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 72 automjete.