Shkuan si turistë në Itali, kapen duke shitur kokainë në zonën e Ternit.
Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët gjatë një kontrolli në Viale Centurini, kurse një i dytë u shpall në kërkim, teksa i shpëtoi arrestimit.
I riu me precedentë penalë, u ndalua ndërsa drejtonte një fuoristradë me qira. U krye një kontroll në automjetin dhe trupin e tij dhe u gjetën 23 pako me kokainë dhe tre me kanabis, së bashku me një mijë euro para të gatshme nga trafiku i drogës. Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës.
Arrestimi u vërtetua dhe gjykatësi urdhëroi, si masë paraprake, ndalimin e qëndrimit në Terni. 22-vjeçari iu nënshtrua gjithashtu një testi droge, i cili rezultoi pozitiv. Më pas ai u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e narkotikëve dhe iu hoq leja e drejtimit të mjetit.
Më herët, karabinierët kishin ndaluar një automjet, që u gjet po i marrë me qira, në Via del Centenario. Shoferi ishte një tjetër shqiptar 19-vjeçar pa precedentë penalë, gjithashtu në Itali me vizë turistike, informon media italiane.
Një kontroll trupor i gjeti atij dhe 37 pako kokainë. Ai u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre dhe ndodhet nën arrest.