Alsat 2020-05-01T15:45:37+02:00
Zjarri ka djegur plotësisht kafenenë Fontana në Qendrën Tregtare Mavrovasja. Ndërsa lajmërimi për objektin në flakë u raportua në orën 1:30 pas mesnate. Njëzet zjarrfikës e kanë shuar zjarrin, deri në orën 5 të mëngjesit.
Si ka shpërthyer zjarri, tani për tani nuk dihet. Një enigmë shtesë është se si në orë policore dhe kontrolle të rrepta gjatë lëvizjes nëpër Shkup, kafeneja u përfshi nga flakët. Ministri i Brendshëm Nake Çulev tha se policia kryen ekspertizë si shpërtheu zjarri, por është shumë herët për të dhënë ndonjë kualifikim si është djegur kafeneja.
Naqe Çulev – Ministër i Brendshëm
“Këtu nuk kishte prezencë policie, sepse ishte orë policore? Ka prani të policisë
“Në këtë rast, rrethanat janë ende duke u analizuar. Kamerat përreth janë duke u inspektuar, po kryhen aktivitete operative në terren, po kryhen ekspertizë shtesë në lidhje me shkaqet e zjarrit, kështu që ju do të informoheni për gjithçka”
Për fat të mirë, zjarri nuk preku objekte tjera në Q.T Mavrovasja. Sot, gjatë ditës në kafenenë, nga e cila pothuajse nuk mbeti asgjë, kryhej ekspertiza.
“Fontana” edhe vitin e kaluar, ishte shënjestra e një sulmi. Në muajin shkurt, iu vendosën pajisje eksplozive. Njëra shpërtheu dhe dëmtoi një pjesë të qendrës tregtare. Por kafeneja ishte gjithashtu interesante për publikun edhe në fillim të prillit. Një pemë dhjetëvjeçare ishte prerë para objektit. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, bëri të ditur se ata e kishin zbuluar se kush e kishte prerë dhe se autori ishte gjobitur me 5 000 euro.
Bojan Stojanovski




