Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Tetovës gjithnjë e më tepër po shënojnë suksese të jashtëzakonshme në garat në nivel rajonal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Sivjet nxënësit e shkollave të Tetovës janë duke shijuar emocionin e çmimeve të para dhe çmimeve tjera nga lëndët mësimore, të matematikës, kimisë, fizikës, biologjisë dhe gjuhëve të huaja jo vetëm në vend por edhe në suaza ndërkombëtare.
Ky sukses mbi të gjitha i dedikohet punës dhe përkushtimit të nxënësve dhe arsimtarëve të tyre, por edhe krijimit të një atmosferë garimi që tashmë po mbizotëron nëpër shkolla. Ristartimi i garave shkollore nga ana e komunës së Tetovës, në të gjitha lëndët mësimore ka mundësuar që brenda viteve të fundit ti ketë dhënë nxitje suksesit të nxënësve që tashmë po manifestohet në rezultate konkrete.
Paraprakisht, janë bërë shumë investime në krijimin e kushteve sa më të volitshme. Pajisja e kabineteve për lëndët mësimore ka mundësuar në ngritjen e cilësisë dhe një përkushtim më të madh ndaj të gjithë nxënësve me prirje dhe talent për lëndët mësimore përkatëse.
Ky sukses i dedikohet edhe vendosjes së standardeve nëpër shkolla gjatë pranimit, me çka janë krijuar klasa me numër optimal nxënësish, duke ruajtur në vazhdimësi kriterin e cilësisë dhe dhënien e mundësisë që nxënës të talentuar të tregojnë veten.
Këto çmime kanë edhe një aspekt tjetër të favorshëm. Gati se të gjitha shkollat tashmë janë pjesë e programeve të ndryshme të bashkëpunimeve ndërkombëtare që hapin një horizont tjetër dijeje dhe prakticiteti për kreativitetin e nxënësve.
Gjithë këto dimensione të reja në procesin e mësimdhënies dhe të strukturimit të procesit arsimor kanë mundësuar që të krijohet një sistem vlerash, i cili tashmë po prodhon rezultate në të gjitha drejtimet dhe në të gjitha shkollat e Tetovës.
Ky konsolidim në procesin arsimor në shkollat e Tetovës mbetet një punë e përhershme që mbështet në një bashkëpunim kreativ mes komunës si institucion, shkollave dhe projekteve ndërkombëtare, siç është Erazmus +, që i japin sistemit arsimor një horizont tjetër vlerash, konkurrimi dhe standardi në përvetësimin e dijes.
Vendi parë nga lënda e kimisë
Në garat rajonale nga Kimia vendin e parë e fitoi nxënësja e shkollës së mesme të mjekësisë Maida .
Garat në gjuhën angleze-ELTAM
Nga garat rajonale të gjuhës angleze-ELTAM të mbajtura sot në Gostivar, Sh.F. “Bratstvo Migjeni” kthehet me 3 vend të para, 1 vend të dytë dhe 1 të tretë të fituar. Poashtu Sh.F. “Kirili dhe Metodi” kthehet me nga një çmim të parë, të dytë dhe të tretë të fituar. Urime për nxënësit, mësuesit dhe kolektivin arsimor të shkollave.
Garat në gjuhën angleze-ELTAM
Nga garat rajonale të gjuhës angleze-ELTAM të mbajtura sot në Gostivar, Sh.F. “Naim Frashëri” kthehet me 1 vend të parë, 4 të dyta dhe 3 vende të treta të fituara.
Garat shtetërore në gjuhën frenge Në garat shtetërore nga Gjuha Frenge nxënëset e Sh.F. “Liria” Bora Selmani dhe Narta Saiti kthehen me dy çmime të fituara.
Garat shtetërore në gjuhën gjermane
Suksesi i radhës vjen nga nxënësja e Sh.F. “Istikbal” Vlera Islami, e cila në Garat shtetërore nga Gjuha Gjermane fitoi vendin e tretë në nivel republikan.
Garat rajonale ne fizikë
Jemi më të mirët në Garat rajonale nga Fizika.
Gara ndërkombëtare STEM Alliance
Arsimtarja e biliogjisë Suzana Ramadani pranoi çertifikatë nga qendra e arsimit Europian me seli në Bruksel,për fitoren në garën ndërkombëtare nga ana e STEM Alliance.