20 May
Komuna e Velesit thuajse ka shuar shpresat për ndërtimin e shkollës në fshatin Kllukovec të kësaj komune. Kryetari i Velesit Sllavço Çadiev si herët e kaluara tha se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe dokumentacioni është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, por nga kjo e fundit kategorikisht hedhin poshtë mohimet e Çadievit. Institucioni i vetëm që për momentin shfaq interes për zgjidhjen e këtij problemi është Ambasada për të drejtat e fëmijëve “Megjashi”, përfaqësuesit e të cilëve vizituan shkollën periferike “Vasill Gllavinov” dhe realizuan takim me prindërit.
E jona është t’i nxisim të funksionojnë institucionet në mënyrën e duhur. Dikush mund të thotë se shteti ka probleme të mëdha dhe është e vështirë të reagohet për momentin e kështu me radhë, por për këta fëmijë ky është problemi më i madh dhe ne jemi të obliguar t’u sigurojmë kushte adekuate.. Siç e shihni edhe vet, është në gjendje shumë të keqe pavarësisht intervenimeve që janë bërë të – deklaroi Ana Bitaljanum, “Megjashi”.
Banorët e fshatit shprehen të revoltuar me lojën që po bëhet ndaj fëmijëve të tyre. Ata thonë se 50 nxënësit e kësaj shkolle vitin po e përmbyllet me kushte mjeruese për mësim.
“Gjithë kësaj kohe sa kemi pas mbledhje me kryetarin e komunës, në realitet ai vetëm premtime ka bërë mjaft ndërsa punë nuk ka kryes asnjë gjë sa i përket kushteve të fëmijëve.. Si kryetar i komunës ka përgjegjësi..sa i përket kushteve minimale që duhen për fëmijët tanë nuk ka asnjë për qind të realizuara”.
“Shpresojmë që do të realizohen kërkesat tona..patjetër të realizohen ato kërkesa të cilat janë të nevojshme për fëmijët tanë sepse nuk bëjmë diçka personale por është për fatin e gjithë fëmijëve në këtë vendbanim. Nuk ka asnjë ndryshim, vetëm me shpresa e mashtrime siç janë mësuar zyrtarët tanë”..
“Edhe ky vit njëjtë si vitet e kaluara, të njëjtat probleme me kushtet e shkollës po ashtu edhe me arsimtarët. Shpresojmë që vitin e ardhshëm ashtu siç na premtuan të marrin masa, të përmirësojnë diçka të bëjnë ndonjë objekt të ri”.
Ndërkohë, nga Ministria e Arsimit përkujtojnë komunën e Velesit se afati i i fundit për të dorëzuar dokumentacionin e plotë është shtatori i këtij viti, në të kundërtën shkolla nuk do të mund të futet në programin për investime kapitale për vitin 2018. Pavarësisht problemeve me kushtet në mësim, nxënësit përballen edhe me mungesën e mësimdhënësve.
Melihate Rustemi

