Të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme duhet që nesër të fillojnë mësimin duke lënë pas pushimet dimërore të cilat para një jave edhe i zgjati ministri i shëndetësi.
Por kjo nuk vlen për nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri”, Studeniçan dhe Moran, pasiqë e njëjta ka probleme me nxemjen qendrore dhe është e detyruar që pushimin dimëror ta vazhdoj për disa ditë përderisa ti shmangen problemit me nxemjen. Këtë e bënë të ditur vet autoritetet e shkollës duke i njoftuar prindërit dhe nxënësit nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Ja shkrimi i plotë i shkollës “Naim Frashëri”
Të nderuar qytetarë, prindër dhe nxënës , në emër të drejtoris së shkollës ju njoftoj se fillimi i gjysëmvjetorit të dytë për ditën e ( hënë )23.01.2017 është anuluar me vendim të Komunës së Studeniçanit për shkak problemeve me nxemjen qëndrore. Mësimi në gjysëmvjetorin e dytë Shkolla fillore “Naim Frashëri” f.Studeniçan / f.Moranë do të fillojë me 26.01.2017(E Enjte) sipas orarit mësimor grupi lëndor paradite dhe grupi klasor pasdite.