Sot nxënësit e Sh.M.Q.SH. Marija Kiri Skllodovska për nder të ditës së alfabetit të gjuhës shqipe bashkë me mësimdhënësit në bashkëpunim me komunën e Çairit dhe kompaninë Uka Komerc si donatorë, me një program të kombinuar recitalesh, monolog, referat, valle dhe të tjera u shënua dita e alfabetit.
U shpërndanë mirënjohje për organizatorët dhe nxënësit që morën pjesë në këtë eveniment.
Kjo shkollë në vazhdimësi ka shënuar festat me vlerë kombëtare ndërsa ndihmës drejtori Vedat Mustafa theksoi se organizimi i këtyre festave është me një rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare.