Shkolla fillore e Haraçinës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në të cilët mësojnë mbi një mijë nxënës, ka mbetur me kushte mesjetare. Klasë pa dysheme, lagështi dhe karrige e tavolina të thyera. Ndërsa, toaletet të shkatërruara në të cilat kundërmon erë e keqe dhe lagështi. Kamera e TV SHENJA ka filmuar gjendjen e njërës nga klasat ku mësojnë nxënësit e kësaj shkolla dhe ja se në çfarë gjendje është ajo.
Por, në gjendje ende më të katastrofale ndodhet toaletet. Aty nuk mund të shihet asgjë përveç se erës së keqe që kundërmon.
Në gjendje jofunksionale është edhe salla e sportit ku nxënësit duhet të mbajnë orët e edukatës fizike. Dyshemeja jofunksionale, por edhe elementet tjera. madje disa nga nxënësit na thanë se ende nuk e kanë mbajtur asnjë orë mësim tek salla tjetër që ndodhet në oborrin e shkollës e financuar nga Qeveria.
Për gjendjen e këtillë të këtyre pjesëve të Shkollës, TV SHENJA kërkoi edhe prononcim nga autoritetet e shkollës. Por, drejtori Rexhep Bajrami tha se nuk do të prononcohet, duke u shprehur i hidhëruar pse kemi filmuar, madje edhe duke na kërcënuar me padi, pse e paraqesim gjendjen reale të objektit të shkollës. TV SHENJA kërkoi qëndrim edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por deri në këto momente, as nga Ministria nuk i janë përgjigjur pyetjeve tona. Në Shkollën Fillore “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” në Haraçinë mësojnë mbi një mijë nxënës në dy ndërrime.