Astrofizikantët për herë të parë gjetën dëshmi për shpërthim supernova i cili ka formuar yll të neutroneve shumë afër orbitës të një ylli tjetër të neutroneve. Studimi është kryer nga një ekip nga Instituti për Teknologji i Kalifornisë, ndërsa ka kyçur edhe një hulumtues nga Universiteti i Goricës të Re, ku për momentin punon maqedonasja dr. Tanja Petrushevska, informon Shoqëria Astronomike e Shkupit.
Sistemi i yjeve të afërta të neutroneve është i rëndësishëm për astrofizikën sepse bashkimi i dy yjeve të neutroneve krijon valë të gravitetit. Hulumtimi i tyre është publikuar sot në revistën prestigjioze “Science”.
Ekziston një klasë e shpërthimeve supernova e cila është rezultat i kolapsit të yjeve masive që kanë humbur një pjesë apo gjithë shtresën e jashtme të hidrogjenit dhe heliumit. Për atë ato janë të quajtura supernova ultra- të privuar. Humbja e shtresës së jashtme të këtyre yjeve mund të shkaktohet nga erë e fortë e yjeve apo nga ndonjë yll tjetër në afërsi. Konsiderohet se shumica e yjeve kanë lindur në sisteme binare.
Kur dy yje janë shumë afër, materiali i njërit mund të kalojë tek ylli tjetër. Kur një yll masiv ka për shoqërues një objekt kompakt, ai mund të humbë aq shumë materie, që tërësisht do të largojë shtresat e jashtme të saj, duke e lënë atë me një bërthamë metalike të zhveshur. Nëse kjo bërthamë është mjaftueshëm metalike, do të shembet në një shpërthim të dobët supernova dhe më pas do të hedhë jashtë pak materie. Pas këtij shpërthimi mbeten dy yje neutrone të cilët lëvizin në orbitë afër njëri-tjetrit.
“Grupi ynë i Universitetit në Goricë të Re po përgatitet për Large Synoptic Survey Telescope, i cili me punë duhet të nisë në vitin 2021 me kohëzgjatje prej 10 vitesh. Ai do të jetë një teleskop 8.4 metra në Çile dhe do të posedojë kamerën më të madh digjitale që ndonjëherë është bërë, domethënë do të zbulojmë dhe do të ndjekim shpërthime në qiell si asnjëherë më parë”, theksoi Petrushevska.