Një grumbull i madh i gurëve vullkanikë është gjetur në një sipërfaqe prej 150 kilometrash katrorë është gjetur nga shkencëtarët në Oqeanin Paqësor.
Kjo hapësirë, e madhe sa 20 mijë fusha futbolli, u raportua për herë të parë nga marinarët australianë më parë gjatë këtij muaji.
Ekspertët thonë se kjo masë gurësh ka gjasa të jetë krijuar nga një vullkan nënujor, i cili ka shpërthyer më 7 gusht, duke u bazuar në pamjet satelitore.
Këta lloj gurësh janë të lehtë dhe qëndrojnë mbi ujë. Ata krijohen kur llava e vullkanit ftohet shpejt në ujë.
Ekspertët thonë se këta gurë mund të kenë masë më të madhe nëse krijohen në ujëra të cektëa.
Personat që i gjetën gurët vullkanikë i dërguan ata për hulumtime në Universitetin e Queensland-it për Teknologji në Australi.
Njohësit e vullkaneve thonë se këta gurë me kalimin e kohës mund të bëhen pjesë e jetës detare, sepse pas një kohe do të fundosen nga rrymat e oqeanit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.



