Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia ka rënë në pranga, ndërsa ishte i dënuar me 2 vite burg në mungesë.
I ndaluari nga blutë e Durrësit është E.L., 45 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “prishja e qetësisë publike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 13.01.2026, e ka dënuar me 2 vjet burgim”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Për arrestimin është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa do ekzekutohet vendimi për dënimin e tij.


