Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka firmosur sot shkarkimin e drejtorit të IEVP Durrës, Indrit Cërloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.
Veç shkarkimit të drejtorit, Lamallari ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë.
Pas ngjarjes së arratisjes se Altin Ndocit, mësohet se Lamallari i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve angazhim maksimal me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.
Një ditë më parë u pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
Rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme në pranga u vunë 8 persona:
* Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
* Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.


