Milikije Halimi është shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së shoqërisë aksionare shtetërore “Aeroportet”. Drejtor i ri është emëruar Igor Trajanovski.
Milikije Halimi ishte ish-kryetare e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, ndërsa në fund të tetorit të vitit të kaluar u emërua drejtoreshë e re ekzekutive e ndërmarrjes shtetërore “Aeroportet e RMV-së”.
Ajo pozitën e mori nga Trajçe Angellovski.