Këshilli Gjyqësor e shkarkoi gjyqtarin Enver Bexheti nga Gjykata e Apelit, i cili i ruante në sirtar lëndët e Sasho Mijallkovit derisa ato të vjetroheshin. Në vendim thuhet se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore dhe me sjelljen e tij ka dëmtuar reputacionin e gjykatës. Bexheti u fut gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit të konsiderueshëm dhe marrjes së ryshfetit nga Mijallkov. Pas publikimit të emrave, Prokuroria hapi parahetim për rastin. Në mbrojtjen para Këshillit, Bexheti pretendoi se kundër tij nuk ka procedim penal dhe se “lista e zezë” nuk është dokument obligues, ndërsa mbajtjen e lëndëve në sirar e arsyetoi me kushtet e punës gjatë pandemisë.
Data 02.10.2025
Aktuale
- Jordanov: Maqedonia po heq dorë vetë nga integrimi evropian
- Minçev: Reformat nuk janë një proces i mbyllur
- Numri i punëtorëve në industri është zvogëluar për 3.8%
- Çfarë na rezervon horoskopi? Zbuloni të gjitha detajet!
- Kurti premton mbështetje për gjyshërit: Një hap i rëndësishëm për mirëqenien e familjeve
- Shkarkohet gjykatësi Enver Bexheti
- “Duam të mësojmë shkakun e vdekjes së fëmijës tonë!”- Për 18-të ditë në grevë urie, Pano Ruci dhe e shoqja nuk tërhiqen: Duam test toksikologjik, jo ADN-je
- Ambasadori Meidani: Marrëveshja e Ohrit, garanci për stabilitetin dhe bashkëjetesën