Dr.Fatmir Mexhiti u shkarkua nga posti i drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji të enjten, kanë konfirmuar për INA nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i ri është, dr. Igor Kuzmanovski.
Ka ndryshime edhe në Klinikën Universitare për Kardiologji, ku drejtoreshë e re është emëruar dr. Danica Petkoska Spirova në vend të drejtorit të deritanishëm, dr.Bekim Pocesta. Këto shkarkime janë komentuar si largime të kuadrove shqiptare që janë pjesë e ASH, ndërsa në vendin e tyre u emëruan kuadro me propozimin e VMRO-DPNNE-së.(INA)