Propozimi i qeverisë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm republikan Marko Zvërlevski ende nuk ka arritur në Kuvend. Pritet që kërkesa për shkarkim të mbërrijë të hënën dhe në marrëveshje mes partive të vihet në votim. Ekspertët ligjor besojnë se prokurori i ri publik duhet të jetë një profesionist i cili do ti mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të politikanëve.
Ai duhet të jetë profesional që të mund të bëjë riorganizim në vetë Prokurorinë Publike, ashtu si ka shkruar Pribe në raportin e tij, të përshtaten të gjitha normat, të punohet- tha avokati Jovan Joanidis.
Formimi i Speciales për Joandisin saktë e pasqyron situatën për atë se si nuk kanë funksionuar gjërat në Prokurorinë e rregullt të udhëhequr nga Marko Zvërlevski.
Njëzëri zgjodhën prokuror special. Kjo tregon se prokurori publik i rregullt nuk ka punuar dhe se duhet tërë prokuroria të turpërohet për atë se merr pagë, për shkak se nuk kanë punuar. Atë nuk e thash unë, por parlamenti dhe katër partitë– shtoi avokati Jovan Joandis.
Parlamenti, mund ta shkarkojë Marko Zvërlevskin me 61 vota. Pasi ti përfundojë funksioni, në prokurori do ta trashëgojë ish ministri i BDI-së Xhelal Bajrami. Procedura për Prokuror të ri shtetëror shkon ashtu që, Kuvendi me propozim të qeverisë publikon shpallje. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e shpalljes. Pasi të përfundojë shpallja, Këshilli i prokurorëve brenda 15 ditëve duhet të japë një opinion mbi kandidatët e paraqitur. Nëse nuk prononcohen, kanë edhe 15 ditë shtesë. Nëse edhe në këtë periudhë nuk ka asnjë vendim do të konsiderohet se mendimi është pozitiv. Por në qoftë se Këshilli i Prokurorëve jep një opinion negativ mbi kandidatët, shpallja për përzgjedhjen e prokurorit të ri do të përsëritet. Në lojë për postin e Zvërlevskit, janë profesorë universitarë, avokatë dhe prokurorë. Së fundmi në rrjetet sociale u paraqit një peticion për të mbështetur Fatime Fetain në postin e prokurores republikane.
Bojan Stojanovski