03 July
Seanca Parlamentare për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski është caktuar për më 5 korrik. Qeveria ditë më parë vendosi në mbledhje për shkarkimin e tij si njeri jo profesionist dhe me ndikim politik. Këshilli i Prokurorëve Publik fillimisht dha leje për shkarkimin e tij nga pozita e të parit në Prokurori edhe pse vetë kreu i këtij Këshilli Petar Anevski e kishte mbrojtur Zvërlevskin duke e cilësuar si profesionist dhe njeri i mirë. Nëse, Zvërlevski shkarkohet do ta zëvendësojnë zëvendësit e tij. Procedura për zgjedhjen e Prokurorit Publik rrjedh në atë mënyrë që Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall konkurs. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë, nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare. Ligji i lejon Këshillit të Prokurorëve afat shtesë prej 15 ditëve nëse në afatin e parë nuk jep mendim.

