Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar nga gjithsej 953.692 popullatë aktive të punësuar ishin 745.206, ndërsa të papunësuar 208.486 persona. Shkalla e papunësisë në periudhën e njëjtë është 21,9 për qind, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Shkalla e aktivitetit në periudhën e njëjtë është 56,8 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 44,3 për qind.
Krahasuar me kuartalin e fundit në vitin 2016 shënohet zvogëlim i papunësisë i cili atëherë ka arritur 23,1 për qind, si dhe rritje e shkallës së punësimit i cili atëherë ka arritur 43,5 për qind.
Në periudhën e potencuar 61,3 për qind e popullatës aktive të aftë për punë ishin burra, ndërsa 38,7 për qind ishin gra. Nga numri i tërësishëm i të punësuarve, sërish, 61 për qind ishin burra, ndërsa 39 për qind gra.
Popullatë joaktive në kuartalin e fundit ishin gjithsej 726.702 persona prej të cilëve 256.511 ishin burra, ndërsa 470.191 gra.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Prezantohen drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH, Anxhela Paparizo dhe Arti Papajani
- VLEN: BDI u përkul para Mickoskit, pa kushte dhe pa dinjitet!
- (VIDEO) RMV neutrale për Palestinën, Mickoski: Qëndrimi ndaj Gazës mbetet i njëjtë
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale – Kandidatët takojnë qytetarët, u premtojnë shërbime më të mira
- (VIDEO) Vendimi për onkologjinë, Mickoski në dilemë për pagat e gjykatësve
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ja kush e zëvendëson(EMRI)
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho