Rreshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshërit kanë dëmtuar së tepërmi kulturat bujqësore të banorëve të fshatit Krushopek në Komunën e Sarajit. Ata thonë se shiu i madh ka shkaktuar lumenj të rrëmbyeshëm të cilat në tokat që gjenden në pjesët më të ulta kanë bartur edhe dhe, i cili u ka dëmtuar mbjelljet e tyre.
“Vërshime ka pasur nëpër folija, arat këndej i ka mbushur me dhe, mund të shihni edhe këtu si i ka mbushur”, tha një banor.
Banorët e Krushopekut thonë se kanë pritur që do të ketë rreshje, por jo edhe në atë masë të madhe, saqë të shkatërrojë mbjelljet e tyre.
“Ka pasur breshër e cila posaçërisht këto kulturat që janë me gjethe, siç janë marullat dhe spanakët i ka dëmtuar dhe këto janë dëmtuar 100 për qind. Kemi koxha dam po çka të bëjmë tashti, prej Allahit skemi ç’ka të bëjmë. Përafërsisht këtu spanak ka nja 3-4 tonë, spanaku ka qenë për tu mbledhur hazer, është 100 për qind i dëmtuar, kemi edhe marulla në anën tjetër, edhe marrullat i ka dëmtuar krejtësisht, duhet me i fugë ata”, deklaroi një banor tjetër.
Nëse pasojat do të jenë më të mëdha, siç thonë bujqët e Krushopekut, kjo do të shihet pasi të fillojë i nxehti përsëri, pasi atëherë kulturat e ndryshme bujqësore mund të sëmuren dhe janë të vogla gjasat që edhe me stërpikje të shpëtohen. Ata madje kanë thirrur edhe makineri për të larguar prurjet e mëdha të rërës dhe dheut që i ka mbuluar kryesisht fidanët.
“Kemi ardhur me bagerra na kanë thirrur që tua heqim pak, si këtu si atje, ka dëme të mëdhaja, shum dëme të mëdhaja ka. Kemi mbledhur me bagera ka edhe atje shumë. Rëra ka hyrë në najllon, i ka prishë krejt”, deklaroi njëri prej banorëve.
Dje në orët e pasditës, Shkupin dhe rrethinën e përfshiu shi i rrëmbyeshëm dhe në disa vende edhe me brëshër. Vetëm pas 15 minutave rreshje, një pjesë e madhe e rrugëve të Shkupit u mbuluan nga uji.
www.dailymotion.com/embed/video/x5nq129″ width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Shiu i rrëmbyeshëm dëmton të mbjellat në Krushopek by tvshenjaofficial

