Është nxjerrë në shitje një pjesë e Bit Pazarit, tregut më të madh të gjelbër të Shkupit. Tregtarët e pjesës së jashtme të Bit Pazarit paralajmërojnë protesta. Ata shprehen të revoltuar nga vendimi i ndërmarrjes “Skopski Pazar” për të shitur pjesën ku ata kanë tezga.
Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve Ekrem Dolek thotë se nuk ka asgjë kontestuese në shitjen e 500 metra katrorë të pjesës së tregut, sepse firma posedon listë pronësie dhe me të mund të bëjë çfarë të dëshirojë, por se është i befasuar nga kjo situatë. Drejtori i Skopski Pazarit, Sasho Davitkovski për Alsat M tha se përgjigje do të japë nesër.