As në 2001-shin Shipkovica nuk ishte kështu. Nuk ishin kështu edhe zonat tjera të shkatërruara nga stuhia dhe tmerri që shkaktuan. Ishte një rufe në qiellin e kaltër. Njerëzit në fakt kishin tjera plane .Dikush kishte menduar për pushimet, të tjerë për gëzimet familjare, ahengjet tjera. Njerëzit madje kishin humbur shpresat se dicka do t’i jepte fund kësaj temperature ekstreme që mbterëronte prej ditësh.Gjithashtu shumë nga njerëzit kishin harruar vitet e largëta kur stuhitë kishin shkaktuar viktima dhe shkatërrim në këto zona. Kur qielli atë ditë u bë kaq i errët njerëzit kishin kohë që e prisnin me cdo cmim shiun.Donin të hiqnin qafe vapën kaq përvëluese.
Por askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se kjo do përfundonte në këtë mënyrë kaq tragjike.
Ylberi nga Shipkovica thotë se e gjitha ndodhi për rreth një orë. Kishte stuhi, erë dhe shi të rrëmbyeshëm që kishte ndodhur edhe më herët dhe dukej deri diku normale, por më pas erdhi ai casti fatal që nuk dëshiron ta dëgjojë askush dhe jo më ta përjetojë dhe sheh me sytë e tij.
”Ajo që na dhemb të gjithëve është tragjedia që u ka ndodhur njerëzve, dhe akoma më keq kur tre nga këta ishin fëmijë, kjo na dhemb të gjithëve.Nuk e shpjegoj dot , nuk mund ta shprehë dot dhimbjen pë rata që nuk jetojnë më” thotë Ylberi.
Ai nuk dëshiron të kujtojë atë që ndodhi më tre gusht që la pas vetes shkatërrim, rrënoja dhe vdekje. Ai thotë se është i gatshëm nëse do të ishte e mundur dhe do kishte forcën të kthente jetërat e humbura, do t’i shkëmbente me gjithë gjërat tjera të ndërtohen dhe blihen.
Shipkovica ishte epiqendra e kësaj tragjedie. Janë katër banorë që që nuk janë më ndërsa fshati duket i frikshëm. Ditën e parë kjo kishte përmasa apokaliptike. Njerëzit ishin midis trishtimit, territ, dhe dhimbjes.
Por të ankthshme janë secila ditë nga ajo kohë që është regjistruar në secilën mendje të atyre që e panë më sytë e tyre dhe e përjetuan këtë kanosje .Banorët janë falemenderues për gjithë ata institucione, shoqata, organizata që kanë shprehur solidaritet në këtë kohë të vështirë për t’a duke ndihmuar në forma të ndryshme.
Në fakt në temperamentin shqiptarë është dicka e vecantë, është një virtyt që shumë pak popuj e kanë- I bashkon gjithmonë e keqja.
FOTOGRAFIA
Secili njeri e ka shikuar mbase mijëra herë fotografinë e Ritonit, Rinës dhe vëllaut të tyre. Në një moment tjetër do të ishte ngazëllyese, sepse do ishim fiksuar pas buzeqeshjeve të tyre, për mënyrën se si rriten, për mënyrën se si e duan kaq shumë njëri-tjetrin. Akoma më e bukur ajo foto është kur i sheh të tre bashkë, dhe sikur duan ti thonë dicka njëri tjetrit.
Sikur bëjnë atë që e don secili fëmijë: ti thotë një tjetri se kur një ditë do të rritem…
Pra secili e mendon jetën që ka përpara sepse derisa jetojmë, ne të gjithë kemi ëndrra, pasione, dëshira të pafundme.
Por kur këtë foto e sheh pas tragjedisë, sheh se dicka mungon aty.Në fakt të këput shpirtin ideja se dy nga ata tre të fotografuar nuk janë më midis nesh.Ata nuk do ta luajnë më lojën e fluturimit të zogjve, as shkëlqimi i diellit nuk do të përthehet në flokët e tyre.
Ritoni ka disa ditë që ndodhet në parajsë, ndërsa Rina kjo bukuroshe me buzëqeshjen e trëndafiltë është akoma midis rrënojash. Sa do të donim të ndodhte mrekullia, jemi të gatshëm të japim vite nga jeta jonë vetëm dikush të kumtonte lajmin se ajo është gjetur dhe jeton. Këtë e don secili dhe nuk ka cfarë të dojë dicka tjetër. Por, sa më shumë që ditët ikin, aq më të vogla bëhen shpresat. Aq më shumë familjarët torturohen nga ëndrrat për Rinën dhe ata që i kanë midis gjërave të shtrenja, diku në thellësitë e tyre, aty ku dashuria e tyre është kridhur thellë dhe nuk del më kurrë.
DHIMBJA QË TË TRANSFORMON
Dhimbja të transformon. Të bën t’i nënshtrohesh gjithckaje sepse nuk e gjen atë forcë për të përballuar një tragjedi që të ka prekur. Nuk është dicka që kalon as me kalimin e viteve. Mekanizmat e harresës janë kaq të dobët sa është e vështirë të fshishë atë që ka ndodhur dhe të rrënon secilën ditë ngapak. Afrimi duket i tillë, lumenj dhimbjesh ka brenda tij ndërsa dhimbja vazhdon ta shterrojë, ta torturojë në njëmijë mënyra secila më torturuese se tjetra. Ne jemi po kaq të trishtuar kur e shohim atë prind kaq fisnik që megjithatë vazhdon që bëj durim.
Secili nga ne nëse kridhemi thellë në mendime frikësohemi për tragjedi të tilla që vijnë kaq shpejtë dhe na tretin po kaq shpejtë. Akoma një javë nuk ka kaluar ndërsa për Afrimin ditët janë shekuj. Miliona gjëra sillen në mendjen e tij, në kujtimet e tij të bukura që kishte për të shtrenjtit e tij që nuk i ka më afër por që fotografitë e tyre i ka mbyllur në sirtarë, aty ku do të rrijë përgjithmonë ëndrra e fëmijëve të tij të shtrenjtë.
Data 25.11.2024
Aktuale
- “Kjo k*rva..” Publikohen pamje nga situata që trazoi shtëpinë me fjalë fyese
- Ekspertët shqyrtojnë fenomenin e vitaminave magjike që premtojnë rritje të shpejtë për adoleshentët
- Protestat për Martin Canin, aktivisti: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, jeta e fëmijëve do të jetë në rrezik! Kjo është një betejë e cila duhet fituar…
- Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë, Malatya në ankth pas lëkundjeve të natës
- “Në mëngjes herët më bastisën shtëpinë”- SPAK i caktoi masë sigurie, gazetari Artan Hoxha: Atje na kërkuan ndjesë, thanë se është bërë…
- Kevini do të ‘shkrihet’ kur ta kupton premtimin që i bëri Ana
- Operacioni i SPAK kundër organizatës kriminale/ Gazetarja: Biznesmeni Bujar Shega lidhje krushqie me ish-deputetin, ka përfituar një sërë tenderash
- Çfarë është FinTek, si po përgatiten studentët në Universitetin Luarasi? Dhamo: Një nga programet e reja, financa e ardhur me kurrikul të London School of Economics