Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot u takua me gazetarë nga Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi të cilët ndjekin turizmin dhe janë në udhëtim informativ në vendin tonë. Udhëtimin e gazetarëve të rajonit e organizon Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) të Republikës së Maqedonisë.
Gazetarët sot do të kenë mundësi të vizitojnë më shumë vende kulturore-historike në Shkup – Çarshinë e vjetër, Stacionin e vjetër të trenit, Shtëpia përkujtimore Nënë Tereza, kishat “Shën Spasi” dhe “Shën Dimitri”, sheshi “Maqedoni” dhe Kalanë e Shkupit dhe do të inçizojnë reportazhe. Ata e vizituan dhe Qendrën tregtare të qytetit.
Shkupi është simbiozë e të gjitha kulturave të cilat ekzistojnë në Ballkan. Këtu shumë lehtë mund të shihni çdo gjë që është pasqyrë e Ballkanit, të gjitha kulturat, religjionet, traditat si dhe “bashkëkohore” që është një nga drejtimet më të mira në arkitekturë”, tha Shilegov.
Ai i porositi që të vizitojnë Çarshinë e vjetër të Shkupit, siç tha, është më e madhja në Ballkan, shumë autentike dhe e ruajtur mirë.
“Nëse vini për një ditë gjithsesi duhet ta vizitoni edhe manastirin “Shën Pantelejmon” në Vodno, por edhe këtë objekt, ku ndodhemi sot, mundohemi t’ia kthejmë frymën e vjetër Shkupit, objekt nga vitet e 70-ta që arritëm ta shpëtojmë nga fasada, ndërsa dje e hapëm ekspozitën me 26 grafite”, theksoi Shilegov.
Turi informativ për gazetarët e rajonit vazhdon edhe në tre ditët e ardhshme me vizita dhe inçizime në manastirin “Shën Pantelemon”, Matkë, Mavrovë, Dibër, zonat rurale në Maqedoni, vizitë në manastirin “Jovan Bigorski” dhe “Shën Gjorgji Pobedonosec”, në Rajçicë, Ohër, Manastir dhe rajonin e verës në Maqedoni.