Alsat 2019-11-01T08:33:24+01:00
Qyteti i Shkupit nuk bënë më studime për tramvaj, por para vitit të ri do të fillojë të ndërtojë, paralajmëroi kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në tribunën e djeshme “Hap pas hapi për Shkupin, dy vjet me Petre Shilegovin”.
Kryetari i qytetit të Shkupit përmendi se autobusët e ri do të jenë në forcë lëvizëse të hidrogjenit i cili prodhon energji elektrike që i lëviz, ndërsa produkt shoqërues është uji dhe kanë zero emisione të gazrave të dëmshme në atmosferë. Ai pret nga shkurti të lëshohen në qarkullim.
“Shkupi do të fitojë transport publik më ndryshe që do të mundësojë të ndalohet lëvizja e automobilave në zonën qendrore të qytetit”, tha Shilegov.
Potencoi se paralelisht do të zhvillohen të dy transverzalet në qytet, lindje-perëndim, dhe veri-jug, gjegjësisht prej Lisiçes së Re deri në Gjorçe Petrov dhe nga Kisella Voda deri në Butel.
Две години со Петре Шилегов
Publiée par MИА.mk sur Jeudi 31 octobre 2019
Loading…




