Drejtori i NP “Rrugë dhe rrugica” Senko Smailoviq ka pagë bazë prej 55.000 denarëve njëjtë si paraardhësi i tij, informoi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Ajo që doli në opinion është llogaritja për muajin nëntor dhe dhjetor që së bashku i ka marrë në muajin janar. Nuk e di pse dikush ka dashur të thur gënjeshtra me qëllim që dikë të diskreditojë që punon pa u lodhur”, tha Shilegov në përgjigjen e pyetjes pas mbjelljeve të pemëve në bulevardin “8 Shtatori”.
Ai theksoi se drejtori i ri i NP “Rrugë dhe rrugica” kur ka hyrë në funksion e ka hasur ndërmarrjen publike me borxh prej rreth 150.000 denarëve dhe tre paga të mbetura të papaguara për të punësuarit. Megjithatë, siç tha, të gjitha pagat e të punësuarve janë paguar, ndërsa njerëzve të cilët punojnë në rrugë madje u janë rritur pagat dhe njëherit borxhi është zvogëluar në 90 milionë denarë.
Theksoi se qyteti i Shkupit mban llogari për çdo denar dhe shtoi se çmimet të cilat janë arritur në furnizimet publike janë disa herë më të ulëta se paraprakisht./TetovaSot/