Në seancën e pestë të këshillit të qytetit të Shkupit, kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka hequr nga rendi I ditës propozim ligjet në të cilët ishte paraparë ndryshimi I çmimit të ujit.
Bëhet fjalë për tre pika, më saktësisht Propozim-Vendimin për dhënien e pëlqimit të Vendim për përcaktimin e tarifës për furnizimin me ujë të pijshëm ose furnizim me ujë të NP “Uji dhe Kanalizimet” – Shkup për periudhën e rregulluar 2018-2020; Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për propozim-Vendimin për përcaktimin e tarifës për grumbullimin dhe deponimin e ujërave të ndotura urbane të NP “Ujë dhe kanalizime” -Shkup për periudhën e rregulluar 2018-2020; si dhe Propozim-Vendimi për dhënien e pëlqimit për Vendimin për përcaktimin e tarifës për trajtimin e ujërave të ndotura të NP “Ujë dhe kanalizime” -Shkup për periudhën e rregulluar 2018-2020.
“Pas një analize më të thellë të gjendjes financiare dhe punës të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”, duke pasur parasysh se Komisioni Rregullator, I ka motivet politike, duke pasur parasysh se Komisioni Rregullator nuk bazojë vendimin e saj mbi faktet dhe nevojat reale të qytetarëve, unë sugjeroj që artikujt 25, 26 dhe 27 të largohen nga rendi i ditës” tha Shilegov. Duke shtuar se përderisa ai është kryetar I qytetit, qytetarët e Shkupit, për arsye të partizimit të organeve në të kaluarën nuk do të kenë nevojë të paguajnë ujë të shtrenjta. Uji do të mbetet me të njëjtin çmim, kurse ne me punë dhe veprime të drejta do ti ndihmojmë dhe plotësojmë të gjitha nevojat e ndërmarrjes publike”, tha Shilegov.
M.I.
Almakos.com