Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov tha se deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nuk u intereson as Kushtetuta dhe as Rregullorja, por një fletë e bardhë në të cilën do të shkruhet se amnistohet Nikolla Gruevski për krimet që ka bërë.
“Nëse pajtohemi që ta amnistojmë Nikolla Gruevskin gjithçka do të përfundoj, edhe protestat, edhe Platformat, gjithçka. Më me rëndësi është për ju kjo fletë e bardhë dhe nëse unë në të e shkruaj se amnistohet Nikolla Gruevevski për të gjithë krimet që ka bërë”, tha Shilegov.
Ai tha se nëse kalohet në pikën e katërt të diskutimit nuk do të thotë se nuk do të debatohet për pikën e tretë.