Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov me vizitën e djeshme në kryeqendrën greke dhe takimin me prefektin e Athinës, Jorgos Kaminis, u kyç në orvatjet për ndërtimin e besimit mes qytetarëve të dy vendeve dhe përmirësimin e klimës mes dy shoqërive. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, thanë se fillimi i bashkëpunimit është në
periudhën kur janë në rrjedhë negociatat mes qeverive të të dy vendeve. Prandaj edhe porosinë ua bënë qytetarëve, por edhe qeverive të të dy vendeve, të vazhdojnë me negociata dhe t’i zgjidhin problemet që qytetarët e Shkupit dhe të Athinës të kenë komunikim normal.
“Si kryetar i ri i qytetit vendosa ta hapë qytetin, tashmë u takova me disa prefektë nga rajoni dhe do të punoj në atë sepse besoj fuqimisht se kryetarët e kryeqyteteve gjithashtu janë lajmëtarët kryesorë, ndër lajmëtarët kryesorë të vendit. Nëse ke bashkëpunim të mirë mes kryeqyteteve, atëherë lehtë do të kesh bashkëpunim më të mirë mes qeverive”, tha Shilegov.
Kolegu i tij grek, porositi se qeveritë në Athinë dhe në Shkup duhet të përqëndrohen në atë që i lidhë të dy shtetet dhe të dy shoqëritë, e jo në atë që i ndanë.
“Ne, kryetarët e dy kryeqyteteve dakordohemi me nevojën për arritje të një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, duke i ditur përparësitë që vijnë prej saj. Duhet të kontribuojmë me vendosshmëri, në mënyrë konstruktive, në pajtim me rolin që e kemi, drejt kësaj kahjeje, duke i afruar qytetet dhe qytetarët. Në çdo rast nuk jemi ne ata të cilët negociojmë, nuk jemi ata që jemi thirrur t’i zgjidhim problemet që i ndajnë vendet. presim nga qeveritë tona të punojnë në mënyrë përgjegjëse nacionale
të jenë pragmatikë të tregojnë vullnet real politik për kompromis. Të koncentrohen në të ardhmen dhe na atë që i bashkon të dy vendet, e jo në atë që na ndanë”, tha prefekti i Athinës.
Nga Athina, që të dy paralajmëruan se Kaminis do të realizojë vizitë kthimi në Shkup dhe do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në shumë fusha. Veçmë javën e ardhshme.