Kryebashkiaku i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov është emëruar nënkryetar i parë i Rrjetit të Asociacioneve të Vetëqeverisjes Lokale nga Evropa Juglindore (NALAS), i cili në Bërdo e mban kuvendin e përgjithshëm të 13- të.
Nga Qyteti i Shkupit kumtuan se Shilegovi si kryetar i BNJVL-së është ne mesin e 150 përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe asociacioneve të vetëqeverisjes lokale nga gjithë Evropa Juglindore, të cilët po marrin pjesë në kuvendin e përgjithshëm të NALAS. Do të shqyrtohen edhe tema aktuale politike për rolin dhe ndërmjetësimin e NALAS në kontest të strategjisë për zgjerim të BE-së.
Gjithashtu, do të diskutohet për rolin e vetëqeverisjeve lokale në menaxhimin me krizën e refugjatëve dhe me refugjatët e rajonit, ndërsa do të bëhen edhe ndryshime në statutin, me të cilat do të theksohen aktivitetet e këtij asociacioni për arritjen e barazisë gjinore.
Në kuadër të kuvendit të përgjithshëm të NALAS, u mbajt konferencë rajonale në të cilën në fokus ishin qëllimet e vendosura për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për inkluzivitetin social në prizmin e Agjendës 2030, që është miratuar më 25 shtator të vitit 2015 në samitin special të KB-së.
NALAS përbëhet nga 14 asociacione që përfaqësojnë rreth 9.000 vetëqeverisje lokale, të zgjedhura drejtpërdrejtë nga 80 milionë qytetarë të Evropës Juglindore. NALAS promovon procesin e decentralizimit, kontribuon në procesin për pajtim dhe stabilizim në rajon dhe në këtë kontest kontribuon procesin e integrimit evropian të tërë rajonit”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.