Është spekulim se do të vendoset parkim zonal në komunat Kisella Vodë, Karposh dhe Gazi Babë. Këtë sot e deklaroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
“Ne nuk kemi hyrë në implementimin e llojit të këtillë të parkimit. Ajo që doli në media në periudhën e fundit nuk është asgjë përveç Programit vjetor për zhvillim. Që të vini deri në një implementim të tillë duhet të keni program vjetor për zhvillim të “Parkingut të qytetit” që është e zakontë. As nuk kemi biseduar, as kjo është lëndë e implementimit. mendoj se ishte interpretuar gabimisht Programi vjetor”, tha Shilegov në Qendrën ekspozuese për energji elektrike “Matka”, që prej sot e pasuroi ofertën turistike zyrtare të Shkupit.
Shilegov sqaroi se nuk dinë nëse gjatë vitit do të paraqitet interes te komuna të caktuara për vendosjen e parkimit zonal.