Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, deri në fund të vitit do ti heq nga përdorimi autobusët e vjetër urban. Siç njofton Shilegov autobusët e vjetër do të zëvëndësohen me eko-autobusë, të cilët prodhojnë më pak PM10 se sa autobusët aktual.
“Nëse shkohet sipas planit, në vjeshtë do të shpallet tenderi për këto 40 autobusë, ndërsa marrëveshja do të mund të bëhet deri në fund të vitit”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov gjatë preskonferencës për mediat.
Shilegov theksoi se autobusët akual të cilët janë furnizuar nga qeveria paraprake, janë amortizuar kurse për ta nuk ekziston as mundësia për ti rregulluar pasi që nuk ka person të autorzuar.
Projekti për furnizimin e 40 eko-autobuëve do të financohet me kredi nga Banka Evropiane pa kamatë, kurse shuma do të arrijë vlerën 10 milion denarë.
/Almakos.com
Arbnora Memeti