Kryetarët e qytetit të Shkupit dhe të Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis, nesër në kryeqytetin grek do të mbajnë takim zyrtar. Me këtë rast sot në kolumnë të përbashkët bëjnë thirrje në afrimin e të dy qyteteve dhe mbylljen e çështjeve të hapura mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Kolumna është publikuar në edicionin e sotëm të gazetës ditore të Maqedonisë “Sloboden peçat” dhe gazeta ditore greke “Ta nea”.
“Javëve të fundit ishin bërë hapa të rëndësishëm dhe ishte bërë momentum për zgjidhjen e kontestit i cili i ndan të dy shtetet me dekada. Kjo kulminonte me mbledhjen konstruktive të mëparshme mes dy kryeministrave në Davos, që solli deri te shfaqja e shpresës dhe inkurajimit te popujt tanë se kjo mundësi historike nuk do të lëshohet sërish. Ne, si kryetarë të kryeqyteteve të të dy vendeve, i bashkojmë votat tona dhe e përkrahim procesin që duhet të çojë drejt zgjidhjes së zbatueshme, ndërsa jo drejt dëshpërimit”, potencon Shilegov dhe Kaminis në kolumnë. Të dy kryetarët e komunave e paraqitën mirëkuptimin e tyre se aktivizimi i negociatave krijon frika dhe pasiguri te një pjesë e madhe e popullatës në të dy vendet dhe se ndjenjat e tilla negative duhet
të respektohen, me kujdes të zgjidhen dhe të mos injorohen.
Ato si liderë lokalë, të përballur me fuqinë e qyteteve që bëhet çdoherë e më e madhe, sqarojnë se duhet të ballafaqohen me më shumë sfida që janë thelbësore për jetën e përditshme të bashkëqytetarëve të tyre. Potencohen si përgjegjës për sigurimin e mjedisit të gjerë të shërbimeve publike dhe detyrave që t’i bëjnë qytetet e tyre tërheqëse dhe vende më të mira për jetesë.
Kryetarët e të dy qyteteve kanë vendosur të ndërtojnë më shumë ura për bashkëpunim dhe të jenë forcë lëvizëse për afrimin e të dy vendeve fqinje. Konsiderojnë se është i pamohueshëm fakti se bizneset në Shkup dhe Athinë çdoherë e më shumë lidhen, se ekziston këmbim kulturor, të rinjtë studiojnë në universitete të njëjta, ndërsa bashkëqytetarët e tyre vizitojnë destinacione të njëjta turistike në të dy vendet dhe zhvillojnë miqësi të ndërsjellë.
Në fund të kolumnës ata shtojnë se si kryetarë të kryeqyteteve, kanë vendosur ta hapin rrugën drejt bashkëpunimit më të afërt dhe fuqishëm i inkurajojnë qeveritë e tyre nacionale ta bëjnë përpjekjen plotësuese të nevojshme që të mos lëshohet mundësia e re dhe të arrihet marrëveshje, e cila u shërben interesave bazë të të dy vendeve dhe garanton të ardhme më të mirë për të gjithë
bashkëqytetarët.
Kryetari i qytetit të Athinës Kaminis, ndërkohë në intervistë për radion “Tema” paralajmëroi se së shpejti planifikon vizitë kthyese në Shkup.