Ndalesa për furnizimin e dyqaneve me mallra në zonën qendrore të Shkupit mbetet të vlejë dhe ajo do të jetë e përhershme. Masa ishte miratuar në dhjetor vitin e kaluar dhe duhej të vlente deri më 31 mars. Shillegovi thotë se pavarësisht masës së këtillë, u tregua se subjektet juridike mund të funksionojnë në mënyrë normale.
“Në periudhën në të cilën ishte lejuar furnizimi në zonën qendrore të Qytetit është regjistruar frekuentim i ulur i qytetarëve dhe automjeteve. Prandaj, konsiderojmë se në periudhën, që ka kaluar mirë, mund t’i kënaqin nevojat e tyre edhe ata që i dorëzojnë mallrat, por edhe ata që i pranojnë”, tha Shilegov.
Edhe pse ndalesa për furnizimin e mallrave në zonën qendrore të Qytetit është në fuqi në periudhë prej 7:30 deri në orën 18, megjithatë edhe sot kamerat e TV21 regjistruan se pjesë e kompanitë nuk e respektojnë vendimin e Qytetit të Shkupit.
Për kompanitë që nuk e respektojnë ndalesën është paraparë gjobë në para në lartësi prej 45 deri 150 eurosh në kundërvlerë në denarë.
“Nga ana e policisë së trafikut pranë SPB-së Shkup, në muajin janar dhe shkurt janë parashtruar 72 padi kundërvajtëse”, tha Petre Shilegov.
Ndalesa u soll në dhjetor të vitit të kaluar, si një nga masat për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup.