Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 1,124 raste të reja me COVID-19, nga 4254 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë, raportimin ditor të rasteve bën të ditur se betejën me sëmundjen e kanë humbur 14 qytetarë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar me situatën e COVID19 në 24 orët e fundi si vijon: Janë kryer 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Ushtria iraniane thotë se ka rrëzuar një dron MQ-1 mbi Ngushticën e Hormuzit
- Ngritet akuzë për tre vepra penale kundër sulmuesit të vajzës në Ohër, kërkohet edhe paraburgim
- VLEN: Ky është plani 3 pikësh i Ali Ahmetit për sjelljen e Alta Bankës në RMV
- Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e keqpërdor VLEN-in si instrument të propagandës së vet
- Nuk po e mban fshehtë më, Big Mama na prezanton me burrin që ia ka marrë zemrën, qenka një bukurosh i vërtetë
- Mickoski: Maqedonia e Veriut e përkushtuar në rrugën evropiane pavarësisht kushtëzimeve për ndryshime kushtetuese
- Festë e madhe në familjes e Medës dhe Lules, dalin pamjet madhështore nga dita e veçantë e çiftit të famshëm
- (VIDEO) Alta Banka kushton 22 milionë euro, ankandi shpallet më 30 nëntor


