Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani sot ka deklaruar se janë të brengosur sepse partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes debatit fiktiv në Komisionin Parlamentar për transport dhe lidhje, bllokon sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
“Ligji i propozuar, mori mbështetje nga komuniteti i gazetarëve dhe kaloi ekspertizë ndërkombëtare nga OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Ai është i nevojshëm për fillimin e reformave në media në Maqedoni, të cilat duhet të përmirësojnë cilësinë e gazetarisë” tha Selmani.
Ai shtoi duke thënë se ky ligj e eliminon sistemin korruptiv për subvencionimin e prodhimit të vendit në televizionet private kombëtare, ofron model të ri për zgjedhjen e organeve drejtuese të RTM-së dhe të Agjencisë për media, i cili është më rezistues ndaj ndikimeve politike, ndërsa me të zvogëlohen në mënyrë drastike edhe gjobat për mediat.
“Mungesa e vetme e këtij ligji është se nuk siguron financim stabil dhe të qëndrueshëm të RTM-së dhe Agjencisë për media, që është kusht për pavarësinë dhe profesionalizmin e tyre. Është e çuditshme se nga 80 amendamente të propozuara nga opozita, asnjëri nuk i referohet kësaj mangësie kaq të rëndësishme të ligjit”. Selamni tha se kjo tregon se preokupim kryesor i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk është fati i RTM-së, por se si nëpërmjet të prolongimit të diskutimit për amendamentet t’i mbrojë njerëzit е saj në Këshillin Programor të RTM-së dhe në Agjencinë për media.
Data 09.09.2025
Aktuale
- Ramadani nga AKI sonte u takua me banorët e fshatit Krushopek – në fokus projektet jetike për zhvillimin e komunës së Sarajit
- Bujar Osmani: Dy kopshte të reja në Çair, kemi planin dhe lokacionet gati
- VMRO-Popullore kundër manifestimeve serbe në Maqedoni: Kush po lejon defilimin e beretave të kuqe serbe
- Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese
- Një 71-vjeçar bie nga Kalaja në Prizren dhe humb jetën
- Mexhiti: VLEN sjell vlera të reja për Çairin dhe shqiptarët
- “Qershia mbi tortë”, Apple prezanton edhe iPhone 17 Pro
- Qoku: Me Izet Mexhitin po kthejmë dinjitetin dhe drejtësinë për qytetarët