Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për shkak të rritjes së numrit të raportimeve nga kolegë gazetarë dhe media për sulme online dhe përhapje të komenteve fyese, diskredituese dhe të pahijshme – përfshirë edhe nga funksionarë publikë dhe përfaqësues politikë – gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale.
Shembulli i fundit i tillë është rasti me kolegun Mefail Ismaili dhe portalin ORA24, të cilët u bënë objekt i
SHGM rikujton se sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, e rrezikojnë të drejtën e publikut për të marrë informacione të sakta, të përkohshme dhe të verifikuara. Në vend që të nxisin transparencë, sjellje të tilla krijojnë frikë dhe autocensurë te gazetarët, gjë që është e papranueshme në një shoqëri demokratike.
SHGM u bën apel të gjithë funksionarëve publikë, përfaqësuesve politikë, aktivistëve partiakë dhe pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të përmbahen nga ofendimet, kërcënimet, deklaratat e pahijshme dhe shpërndarja e informacioneve të paverifikuara të drejtuara ndaj gazetarëve dhe mediave.
Gazetarët duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa frikë, presion apo pengesa, ndërsa institucionet kanë detyrimin të sigurojnë kushte për sigurinë dhe pavarësinë e tyre.
SHGM do të vazhdojë të ndjekë me kujdes rastet e tilla dhe të ofrojë mbështetje juridike dhe profesionale për të gjithë gazetarët që përballen me presione dhe sulme, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë!/Ora24.tv


