Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni, sjelljen e përfaqësuesit të Ministris së Punëve të Jashtme ndaj gazetarit të televizionit 21,që nuk i lejoi të parashtroj pyetje pas konferencës për shtyp të Ministrit të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe ndërmjetësit Metju Nimic e ka konsideruar këtë ngjarje si presion mbi mediat.
“Ne dënojmë me forcë sjelljen e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili sot gjatë konferencës për shtyp të ndërmjetësit Metju Nimic, u përpoq të parandalonte një pyetje nga gazetari i TV21, Furkan Saliu. Kjo përpjekje nga Ministria e Punëve të Jashtme është plotësisht e papranueshme dhe rrezikon lirinë e medias dhe të drejtat e qytetarëve për t’u informuar për çështje me interes publik. Incidente të ngjashme denigrojnë imazhin e qeverisë së re dhe rrënojnë besimin e qytetarëve në punën e qeverisë., thuhet në reagimin e SHGM-së.
Nga SHGM kanë kërkuar nga MPJ që ta hetojnë rastin dhe të marrin përgjegjësi për personin, me qëllim të parandalimit të incidenteve të ngjajshme.
Almakos
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1169541983176004/