Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i ndau mirënjohje të veçantë gazetarit tëi TV Shenja Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”, me çka zbuloi se deputet i BDI-së nënshkruhet në vend të kolegëve të tyre, me qëllim që të marrin pagesa rrugore, edhe pse nuk marrin pjesë në komisionet ose trupat punues të Kuvendit.
“Gjithë ky sukses nuk mundeshte të arrihet pa një redaksi të mirë siç është redaksia e TV Shenja, e cila çdoherë më ka mbështetur edhe para kësaj storie por edhe menjëherë pasi ajo u publikua, ku vazdoi në kontinuitet të kërkojë llogari për këtë ngjarje. Po ashtu, falënderoj shumë edhe kolegun kameraman që ishte në atë kohë, sepse thjesht një gazetar I mirë në televizion nuk mund të funksionon pa një kameraman të përgjegjshëm”, deklaroi gazetari i TV SHENJA-s, Mefail Ismaili.
Në një ndër seancat Komisionit për financa dhe Buxhet të mbajtur në muajin korrik të vitit të kaluar, kamera e “TV Shenja”, regjistroi skandalin kur deputeti Musa Ibrahimi, ende pa filluar seanca, u nënshkrua dhe doli nga salla. Pas disa minutave u kthye dhe u nënshkrua edhe për kolegët e tij, Ramiz Merko dhe Jamin Sinani të cilët nuk u shfaqën fare në seancë. Të gjithë deputetët që jetojnë jashtë Shkupit, Kuvendi ua paguan harxhimet e rrugës ndërsa atë duhet ta arsyetojnë me nënshkrimin për pjesëmarrje në seanca të Komisioneve parlamentare ose në seancat plenare dhe me dorëzimin e faturave fiskale të pikave pagesore.
Ndërkohë, çmimin për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov” e fitoi fotografi nga portali “Sakam da Kazham”, Gjorgji Liçovski, ndërsa për storjen më të mirë hulumtuese u dekorua Vllado Apostollov nga rrjeti i gazetarëve hulumtues “BIRN”. Apostollovski mori këtë çmim për një sërë storjesh hulumtuese lidhur me firmën “Melimejt”.
SHGM i ndau këto çmime në shënimin e 71 vjetorit të ekzistimit.
Teuta Buçi /SHENJA/
SHGM ndan mirënjohje për gazetarin e TV SHENJA… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico