3 Maj-Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medieve sot është shënuar bashkërisht nga ana e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Qeverisë dhe faktorit ndërkombëtar.
Qeveria është e kënaqur se nuk ka sulme fizike ndaj gazetarëve, ndërsa Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, kërkoi që Qeveria t`i jep fund sulmeve ndaj gazetarëve dhe sjelljes së papërgjegjshme të funksionarëve të saj, tranmeton Almakos.
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, ka thënë se mediet kanë rrol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave themelore demokratike, siç janë liria, siguria dhe mirëqenia.
“ Të rralla janë profesionet si profesioni i gazetarisë ku çmimin për punën e kryer mirë ndonjëherë është edhe me vet jetë. Kjo ditë është një mundësi e mirë që t`i përkujtojnë qytetarët për kufizimet e lirisë së medieve. Ata duhet që ta dinë se gazetarët po dënohen dhe sulmohen që të heshten, ndërsa e vërteta të fshihet nga opinioni. Duhet që në mënyrë të vendosur të qëndrojmë në mbrojtjen e medieve të lira nëse duam që të mbrohemi nga secili lloj i propagandës”, theksoi Selmani.
Selmani tha se transparenca e Qeverisë është përmirësuar, por se praktikat e reja nuk po i zbatojnë të gjithë ministrat.
“Kemi raste kur funksionerët qeveritar i bojkotojnë mediet kritike. Presim që Qeveria t`i jap fund sjelljes së papërgjegjshme të funksionarëve të saj”, tha Selmani.
Qeveria është e kënaqur se pas marrjes së pushtetit nuk ka sulme të reja fizike si dhe është ulur numri i sulmeve verbale.
“Është bërë mjaftueshëm, por duhet që të punohet ende më shumë. Më gëzon shumë fakti se numri i sulmeve fizike është zero, ndërsa i sulmeve verbale ende më i vogël”, deklaroi ministri Popovski.
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medieve, Qeveria apeloi deri te pronarët e medieve:
“ Apelojmë deri te pronarët e medieve që t`i respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe ta ndjekin politikën e rritjes së pagave”, theksoi Popovski./Almakos
Pwrgatiti: Husamedin Gina.