Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies të automjetit të kolegut Blagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe medias online M-net nga Shtipi.
Incidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ku makina e gazetarit dhe redaktorit nga televizioni i Shtipit M-net është djegur nga autorë të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij familjare.
Me këtë, autorët kanë rrezikuar të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha, duke ekspozuar anëtarët e familjes së gazetarit dhe fqinjët e tij ndaj një rreziku të mundshëm për sigurinë e tyre.
Gazetari Sersemov për këtë shkatërrim tendencioz të pronës së tij personale deklaroi: “Këtë e konsideroj si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha mediave, jo vetëm ndaj meje personalisht. Siguria e anëtarëve të familjes sime është padyshim e rrezikuar.”
SHGM kërkon që MPB të reagoj menjëherë dhe të gjej autorët e kësaj vepre vandale.
Data 25.05.2025
Aktuale
- Deputetja Saliu: T’i ruajmë vlerat familjare!
- 24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit
- Delegacioni i BE-së në RMV shënon ditën e Evropës me garë humanitare “Të gjithë për Koçanin – vrapojmë së bashku”
- Taravari: Varësisht nga komunat, në zgjedhjet lokale do të bashkëpunojmë edhe me BDI-në edhe me VLEN-in
- BDI: Në doganë 26 avansime, zero shqiptarë!
- Po çmontonte një bojler dhe i ra mbi kokë, 52-vjeçari humbet jetën
- Deri në 45 për qind e popullsisë së rritur në Maqedoninë e Veriut janë duhanpirës, ekspertët bëjnë thirrje për ndërgjegjësim
- U vunë në pranga teksa po drekonin, nën masa të rrepta sigurie dalin para togave të zeza ‘Akili’ dhe 6 të arrestuarit e tjerë