Paratë nga programi IPARD 2 të shfrytëzohen maksimalisht, në mënyrë transparente dhe efikase, të mundësojnë ndryshim të shprehive të deritanishme dhe të mënyrave të të menduarit se si të punohet në bujqësi, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme përfundimtare nga tuining projekti për përforcimin e Agjencisë për pagesa.
Siç tha ambasadori i Sllovenisë, Millan Jazbac, institucionet duhet të jenë të afta që ta përgatisin dokumentacionin e nevojshëm, t’i zbatojnë në mënyrë të rregullt procedurat dhe të mundësojnë që mjetet të vijnë deri te shfrytëzuesit e vërtetë. Sipas Anri Van Mens nga Ambasada holandeze, bujqësia e Maqedonisë ka potencial të madh, por për shfrytëzimin e tij me rëndësi të veçantë është roli i Agjencisë për pagesa. Ajo duhet të ketë kapacitet për tërheqje të mjeteve nga BE-fondet.
“Nuk është me rëndësi vetëm sa në mënyrë efikase do të shfrytëzohen paratë në Maqedoni, por edhe mënyra e gjithë procesit duhet të jetë transparente”, nënvizoi Van Mens. Shfrytëzimi i IPARD mjeteve është prioriteti më i lartë i Qeverisë. Siç tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski tashmë janë ndërmarrë masa për rritje të absorbimit të parave evropiane, është vendosur fond garantues, i cili do t’u ndihmojë shfrytëzuesve për parafinancim të investimeve, është përgatitur edhe Plan aksional për përforcim të kapaciteteve administrative, por edhe në mënyrë intensive angazhohen ekspertët ndërkombëtare për shërbime sa më cilësore këshillëdhënëse. Tuinig projekti për përforcim të Agjencisë për pagesa është zbatuar 22 muaj me mbështetje evropiane me vlerë prej 1,5 milionë eurove.