Shfaqja “G” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, bazuar në veprën satirike “Gomari i Babatasit” të Gjergj Fishtës me dramatizim e regji të Sulejman Rushitit, mori çmimin kryesor të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Në edicionin e 47-të të festivalit , i cili filloi më 21 tetor e u përmbyll të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimeve, trofeun për aktorin më të mirë në rol dytësor e mori aktori i kësaj shfaqjeje Fisnik Zeqiri. Për një jave festivali solli shtatë shfaqjet konkurruese nga Kumanova, Shkodra, Shkupi, Prizreni, Ferizaj dhe Prishtina Çmimi për regjinë më të mirë i takoi regjisorit Kushtrim Bekteshi për regjinë e shfaqjes “Tartufi” nga teatri “Migjeni” në Shkodër. Çmimi “Ismail Rama” për aktorin më të mirë i takoi aktorit Shpëtim Selmani, për rolin e DR. Stokman në shfaqjen “Armiku i Popullit”, teatri “Bekim Fehmiu” Prizren.
Çmimi “Adriana”, për aktore më të mirë ishte për Rita Gjeka, për rolin e Dorinës, në shfaqen “Tartufi, të teatrit Migjeni – Shkodër. Roli i dytë shkoi për shkoi për Donika Ahmetin, në shfaqen “Per Gynti nga Kosova” të Qendrës Multimedia, Prishtinë. Roli episodik më i mirë iu dha Afrim Kasapollit, për rolin episodik në shfaqjen “Armiku i Popullit”, teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren. Skenografia më e mirë ishte për Petrit Bakallin, për skenografinë e shfaqjes, “Armiku i Popullit”, teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren. Kostumografia më e mirë shkoi për Samka Ferrin për kostumet në shfaqjen “Tartufi”, teatri “Migjeni”, Shkodër, ndërsa Shpërblimi i medieve iu dha Shpëtim Selmanit, për rolin e DR. Stokman në shfaqjen, “Armiku i Popullit”, teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren. D.K/ Almakos