Është shfaqur sot për herë të parë videoja e vrasjes në fakultetin Matematiko-Natyrorë në Shkup në vitin 2008, ku pas vrasjes u arrestuan dhjetra shqiptarë ku tre prej tyre vuajnë dënim me burgim të përjetshëm.
Emisioni që ka shfaq gazetarja investigative Liridona Vejseli, është censuar që të transmetohet, mirëpo gazetarja ka shfrytëzuar facebookun e saj, për ta publikuar këtë emision, me një sërë faktesh dhe dëshmi që deri më tani, nuk ka guxuar askush t’i thotë.
Opinioni mbetet i shokuar sepse këtë video prokuroria në krye me prokurorin Marko Zvrlevski asnjëherë nuk e ka shfaqur para opinionit.
Për të shikuar emisionin e plotë klikoni në linkun e lansuar dhe do të kuptoni se mbi çfarë dëshmish janë dënuar me burgim të përjetshëm këto shqiptarë!