Një konflikt për një lojë dominoje përfundoi me një plagosje të rëndë me thikë. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, ku dy shtetas të moshës së tretë u përfshinë në një debat verbal që përshkallëzoi në dhunë fizike.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi A. Sh., 67 vjeç, goditi me thikë fqinjën e tij, F. T., 70 vjeç, duke e plagosur rëndë. I dëmtuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.
Autori i dyshuar u largua menjëherë pas ngjarjes, por ai u kap disa minuta më vonë gjatë një ndjekjeje intensive në zonë. Në momentin e arrestimit, ai kishte ende me vete thikën me të cilën kreu plagosjen.
Njoftimi:
Durrës
Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga autorin e dyshuar.
Pas plagosjes, autori u largua, por u kap pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës.
Në momentin e kapjes, autori kishte me vete mjetin prerës (thikë) me të cilin kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në zonën pranë sheshit “Pranvera”, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë në kohë reale.
Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.