Policia e Durrësit ka dhënë te tjera detaje lidhur me sherrin mes dy familjeve në lagjen nr. 15, Spitallë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit me iniciale M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë, blutë njoftojnë se kanë shoqëruar në komisariat 22-vjeçarin me iniciale R. E., 22 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.