Padia e kryetarit të Sarajit Blerim Bexheti kundër ish deputetit të PDSH-së Bekim Fazliu për ofendim dhe shpifje, sot duhej të shqyrtohej nga e para, por edhe seanca e sotme gjyqësore u anulua shkaku se gjykatësi Nuhi Rrustemi ishte në pushim mjekësor. Kontesti civil është vendosur që të rifillojë nga e para në fund të vitit të kaluar, dhe sot duhej të ishte seanca e parë, por Gjykata Themelore Shkupi2 njoftoi se seanca është caktuar të mbahet më 23 prill.Në kohën kur ka qenë ministër i Drejtësisë, Blerim Bexheti e ka paditur atëherë deputetin Bekim Fazliun për shpifje. Kjo pasi ai nga foltorja e Kuvendit ka pyetur ministren e Brendshme nëse Blerim Bexheti është kapur me armë dhe drogë në një lokal.
Bekim Fazliu, ish deputet “Ministri i Drejtësisë para disa ditësh sipas disa mediave është kapur me një lokal me armëmbajtje pa leje dhe thonë se ka pasur edhe drogë. Kërkoj informatë për aksionin policor në klubin e natës ‘Sheri’ në parkun e qytetit të Shkupit ku është implikuar Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe njerëzit e tij”
Në gjykimin e parë, Blerim Bexheti ka kërkuar afro 49 mijë euro në formë dëmshpërblimi për ofendim dhe shpifje nga Fazliu, por gjykatësi Rustemi kishte vendosur që t’i shiptojë gjobë Fazliut vetëm 4 mijë euro. Edhe pse me gjobë më të vogël, Rustemi e kishte pranuar padinë si të bazuar, edhe pse deklaratat ishin dhënë në Parlamentin e Maqedonisë nga foltorja e cila u ofron deputetëve imunitet.
Procesi gjyqësor u kthye në fillimi pasi Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e ish deputetit Bekim Fazliu i cili ishte i pakënaqur nga vendimi fillestar i gjykatësit Nuhi Rustemit, megjithatë Rustemi do jetë përsëri gjykatësi i cili do ndajë drejtësinë në kontestin mes dy antarëve të BDI-së dhe PDSH. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
https://youtu.be/dN8cyZfmFRs